Korrik 08, 2020 20:53 Europe/Tirane
  • Ansarallah paralajmëron: Qëndroni larg pallateve mbretërore saudite!

Është e vërtetë që bazat amerikane në Arabinë Saudite nuk janë më imune ndaj raketave të Ansarallahut dhe se Shtetet e Bashkuara janë në pikën e evakuimit të personelit të tyre diplomatik nga Arabia, dhe kjo, nën pretekstin e largimit nga Covid-19, por pak vëzhgues kanë tendencë t'i besojnë kësaj.

Deklarata e zëdhënësit të forcave të armatosura jemenase, gjeneralit Jahja Sarei për zbulimin e një sasie shumë të madhe të armëve amerikane, në duart e "forcave që vrasin civilët jemenas" nuk është e parëndësishme. Gjithashtu, surprizat e premtuara nga Ansarallah në përgjigje të fushatës së egër të bombardimeve të vazhdueshme kundër qyteteve dhe fshatrave jemenase, mund të jenë rezervuar në mënyrë të përkryer për forcat amerikane. Por raketat balistike jemenase gjithashtu mund të arrijnë pallatet e princave dhe mbretërve sauditë. Gjeneral brigade Jahja Sarei të martën në mbrëmje u bëri thirrje sauditëve të qëndrojnë larg nga pallatet mbretërore dhe bazat ushtarake saudite. Arabia Saudite nuk e ka harruar akoma shijen e hidhur të sulmit me raketa me rreze të mesme Borkan H2 në Pallatin al-Jamamah në zemër të Riadit, ku po zhvillohej një takim lufte. Në fakt, Ansarallah kurrë nuk e ka tradhtuar fjalën e tij. Ndërsa Maarib së shpejti do të çlirohet nga forcat jemenase, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh Ansarallahut përmes të dërguarit të OKB për Jemenin, Martin Griffiths: amerikanët kanë kërcënuar të sulmojnë portin Hudejda nëse Ansarallah merr rajonin Maarib, kështjellën e fundit politike, ushtarake dhe ekonomike të "koalicionit agresor saudit". Në këtë kontekst duhet të vlerësohen pohimet anti-amerikane të Sarei, të cilat përbëjnë një përgjigje të përshtatshme për Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ansarallah beson se kërcënimet amerikane nuk do të parandalojnë marrjen e kontrollit të Maarib, ashtu si mercenarët e lidhur me regjimin saudit nuk do të jenë në gjendje të frenojnë luftën kundër agresorëve. Nëse Hudejda goditet nga Amerika, bazat e SHBA në Arabinë e Salmanit do të jenë objektiva legjitime.

 

Tags

Komente