Korrik 09, 2020 10:05 Europe/Tirane
  • Liberman kërkon rrëzimin e qeverisë Netanjahu

Ish ministri i luftës i regjimit sionist ka kërkuar të bëhen përpjekje për rrëzimin e qeverisë Netanjahu.

Sipas një raporti të gazetës Maariv, kabineti i Beniamin Netanjahut nuk ka vepruar drejtë në situatën e krijuar nga virusi Korona dhe për këtë sipas Avigdor Liberman ai nuk ka të drejtë të drejtojë regjimin e Izraelit. Kabineti i Netanjahut për shkak të pamundësisë për të kontrolluar virusin Korona, po përballet me presione të shumta nga grupet dhe partitë politike dhe situata e këtij regjimi është në gjendje krize. Sipas ministrisë së shëndetësisë së regjimit sionist në 24 orët e kaluara është regjistruar numri më i lartë të viktimave dhe të infektuarve me virusin korona në territoret e pushtuara, ku janë infektuar 1 mijë e 57 njerëz.

Tags

Komente