Korrik 09, 2020 13:03 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi neutralizon sulmin e ISIS kundër provincës Ninva në Irak

Forcat e Hashd Sha’bi të Irakut ditën e mërkurë kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të ISIS ndaj qytetit Musil, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se organizata Hashd Sha’bi me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat Hashd Sha’bi kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të ISIS kundër qytetit Musil dhe i kanë detyruar terroristët të arratisen.

Sipas burime irakiane, forcat e Hashd Sha’bi gjatë këtyre operacioneve kanë arrestuar 6 terroristë të ISIS.

Pavarësisht faktit se forcat irakiane kanë thyer grupin terrorist ISIS në Irak, mirëpo disa elementë të mbetur të këtij grupo akoma vazhdojnë të kryejnë sulme në rajone të ndryshme të Irakut.

Tags

Komente