Korrik 10, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Armët e Rezistencës kundër armëve të Perandorisë

Të mërkurën më 8 korrik, burimet iraniane raportuan nënshkrimin e një marrëveshje të re ushtarake dhe të sigurisë midis Iranit dhe Sirisë, e cila ka vazhduar të provokojë shumë analiza.

Një nga klauzolat e kësaj marrëveshje synon të "forcojë Mbrojtjen anti-ajrore Siriane", e cila ka qëndruar e fortë përballë qindra sulmeve izraelite, por që, në funksion të kompleksitetit të metodave të përdorura nga agresori, duhet të optimizohet. Ndërsa Amerika e Trumpit po bën gjithçka për të zgjatur embargon e shitjes së armëve Iranit deri në skadimin e saj në tetor, Siria përmes aleancës së saj të palëkundur me Iranin dhe boshtin e Rezistencës, po bëhet teatri i një përplasjeje të vërtetë ballë për ballë: armët e Rezistencës kundër armëve të Perandorisë. Një gjë është e sigurt: elementët e mbrojtjes anti-ajrore të prodhuara në Iran që do të forcojnë qiellin e lindjes, madje edhe të qendrës dhe perëndimit të Sirisë, tashmë e kanë provuar veten e tyre. Forcat Ajrore të SHBA kanë hasur në fuqinë e tyre, në verën e vitit 2019 kur një dron Global Hawk i SHBA-së u shkatërrua në qiellin iranian. Izraeli përdor sulmin elektromagnetik, mjetet elektronike, raketat cruise pa guxuar të infiltrojë me të vërtetë në qiellin sirian. Shpesh, Izraeli është tunduar nga infiltrimi ndërsa ka mashtruar më parë radarët sirianë. Kur mbrojtja anti-ajrore e prodhuar në Iran të dislokohet në Siri, a do të jetë në gjendje Izraeli ta bëjë këtë përsëri? Sistemi anti-ajror Khordad-3 është një nga elementët e mbrojtjes anti-ajrore të prodhuara në Iran që mund të sfidojë Tel Avivin. Sfida është e madhe. Khordad-3 është një sistem i përshtatshëm për të vepruar në një fushë të luftës elektronike pasi ai ka potencial për të shkatërruar raketat cruise ose dronët dhe aeroplanët që veprojnë në distancë. Por si? "Ka një sistem elektro-optik, i cili ka rritur aftësinë e tij jo vetëm për të prishur sulmet elektronike, por edhe për të përgjuar më mirë pajisjet stealth të armikut. Ne e dimë se sa shumë ka abuzuar Izraeli me përdorimin e armëve precize në distancë për të shkatërruar mbrojtjen anti-ajrore Siriane dhe në sulmet e tij më të fundit, madje sistemet Pantsir, TOR dhe Buk që përbëjnë pjesën më të madhe të mbrojtjes anti-ajrore siriane janë bërë objektiv i sulmit elektromagnetik", thotë një ekspert. Për të përballuar këtë taktikë, sistemi Khordad-3 përdor njëkohësisht dy sisteme, radar dhe pajisje elektro-optike. Në parim, është shumë e vështirë nëse jo e pamundur të mashtrohen sistemet elektro-optike, pra koncepti i Khordad-3. Sistemet elektro-optike nuk janë të zbulueshme, ndryshe nga radarët, gjë që i bën ata më pak të prekshëm ndaj valëve elektromagnetike. Kombinimi i tyre me një sistem radari do të lejojë që mbrojtja anti-ajrore të vazhdojë të funksionojë edhe përkundër një sulmi të fortë elektromagnetik. Sistemet e mbrojtjes Raad-2, sistemi i artilerisë Seraxh dhe sistemi mbrojtës Herz-9 janë shembuj të pajisjeve iraniane të mbrojtjes që renditen në këtë kategori. Pra, të gjitha këto janë prototipe që mund ti interesojnë ushtrisë siriane. Kështu që sfida ka nisur: Khordad-3 kundër raketave izraelite cruise, dronëve dhe madje edhe aeroplanëve stealth. Blofuesit izraelitë po flasin gjithnjë e më shumë për misionet e "F-35" në Siri. Blofet e tyre do të zbulohen së shpejti!

 

Tags

Komente