Korrik 11, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Naim Kasem: Qëllimi kryesor i Amerikës në rajon është ruajtja e sigurisë së regjimit sionist

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se objektivi kryesor i Amerikës në rajon është ruajtja e sigurisë së regjimit sionist.

Sheik Naim Kasem, deklaroi se Amerika në rajon ka vetëm një qëllim dhe ai është ruajtja e sigurisë së regjimit sionist dhe heqja e të drejtave të palestinezëve. Hezbullahu është një grup i rezistencës i cili arriti të dëbojë Izraelin nga Libani dhe pengoi realizimin e qëllimeve për të goditur rezistencën. Hezbullahu në vitin 2000 arriti një fitore të madhe. Problemi aktual i Libanit nuk është çështja mes Iranit dhe Amerikës por çështja mes Hezbullahut dhe Izraelit. Rezistenca është e formuar nga ushtria, populli dhe rezistenca dhe Hezbullahu është pjesë e Libanit i cili arriti të rikthejë sovranitetin e vendit gjë e cila nuk pranohet nga Amerika dhe Izraeli, tha në fjalën e tij zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut.

Tags

Komente