Korrik 11, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Siri: Marrëveshja ushtarake mes Sirisë dhe Iranit hapi i parë për neutralizimin e ligjit Cesar

Bathina Shaban, këshilltare e presidentit sirian Bashar Asad në një intervistë për agjencinë Masira të lajmeve tha se marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak mes Sirisë dhe Iranit, është hapi i pari i neutralizimit të ligjit Cesar.

Shaban, ligjin Cesar kundër Siri e ka quajtur veprim të jashtëligjshëm dhe kriminal nga ana e Amerikës. Ajo që thekson ligji Cesar është vazhdimi i luftës kundër Sirisë. Ky ligj është lëshuar nga Amerika e cila drejton luftën kundër popullti sirian. Ligji Cesar ka për objektiv të sulmojnë të gjithë boshtin e rezistencës. Vazhdimi i embargos dhe i luftës kundër vendeve të boshtit të rezistencës do të bëhet shkak për afrimin akoma më shumë të tyre. Ne kemi mundësi të shumta për të thyer ligjin Cesar ku një prej tyre është nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak midis Sirisë dhe Iranit. Ne do të përpiqemi për të ngritur bashkëpunimin me vendet e boshtit të rezistencës dhe do të kthehemi drejt lindjes përkatësisht Kinës dhe Rusisë. Ashtu sic sanksionet e kanë bërë Iranin më të fuqishëm edhe në këto sanksione do t’i përdorim si një mundësi për tu forcuar edhe më shumë. Këndvështrimi në vendet e lindjes ndryshon shumë nga ai i vendeve perëndimore të cilët mendojnë vetëm për therjen e popujve, deklaroi këshilltarja Shaban.

Tags

Komente