Korrik 11, 2020 21:25 Europe/Tirane
  • Rikonfigurimi i forcës në Siri dhe shqetësimi në kampin SHBA-Turqi-Izrael

Disa orë pas njoftimit për nënshkrimin e paktit ushtarak Iran-Siri, një pakt i cili sipas njoftimit të përbashkët për shtyp të Damaskut dhe Teheranit, ndër qëllime të tjera ka të thyejë ligjin Cezar, terroristët kaidistë në shërbim të Ankarasë nisën një ofensivë e madhe kundër veri-perëndimit të Latakias, një port strategjik sirian i cili zë një vend të rëndësishëm në strategjinë anti-sanksion të Damaskut.

Në fakt, siç sugjerohet nga këshilltarja e Presidentit Asad, sterilizimi i kësaj arme të fundit amerikane që është sanksioni kundër shtetit sirian, fitues i madh i luftës, është një nga objektivat kryesore të paktit të nënshkruar me Iranin, çka shpjegon pse terroristët pro-Ankarasë, një tjetër objektiv i paktit ushtarak të nënshkruar midis Sirisë dhe Iranit, kanë nisur një sulm kundër pozicioneve të ushtrisë siriane. Përgjigja e forcave siriane nuk vonoi shumë gjatë: kundër-ofensiva shkaktoi një numër shumë të madh viktimash për kaidistët e partisë al-Turkistani (terroristë me origjinë kineze), të vendosur në periferi veriore të Latakias, të cilët në mungesë të terroristëve të ASL që u larguan për të luftuar në Libi, po veprojnë si krahu kryesor ekzekutues i aleatit turk të Shteteve të Bashkuara në bregun perëndimor të Sirisë. Sulmi në veri të qytetit Rabia, pothuajse në kufi me Antiokinë në Turqi, u zmbraps me forcë. Shumë vëzhgues besojnë se kaidistët e al-Turkistanit, kanë humbur forcën e tyre qëkur Turqia vendosi një urë detare dhe ajrore me Libinë për të transportuar mercenarët e saj në Libi për të zbatuar punën e saj të pushtimit të Afrikës së Veriut në emër të boshtit SHBA-NATO. Humbja në Rabia e dëshmon këtë. Rabia ofron portën veriore të bregdetit perëndimor, ku ndodhet baza detare ruse Tartus, si dhe porti i naftës dhe gazit i Banijas i cili mirëpret cisternat e naftës iraniane aktive për vite me radhë në dërgimin e karburantit në Siri. Kjo përpjekje e parë për të hyrë në këtë zonë ultra-strategjike, e bërë disa orë pas njoftimit për vendosjen e baterive raketore anti-ajrore iraniane në Siri, nuk mund të mos ketë lidhje me vizitën e nxituar të kreut të CENTCOM në Siri. Ai u takua me krerët kurdë të SDF. Kampi SHBA-Izrael- NATO po përpiqet me padurim t'i përshtatet situatës së re e cila është shumë shpejt do jetë në pikën e implementimit. Por mund të jetë shumë shpejt për të pretenduar se "rikonfigurimi i forcave" që po ndodh në Siri dhe kjo, shumë shpejt, nuk do të kishte ndikim në planet e boshtit SHBA-Turqi-Izrael në Siri. Pas një jave të shënuar nga disa operacione të drejtuara kundër kolonave ushtarake amerikane në Hasake dhe Deir ez-Zor, operacione të kryera në një sfond demonstratash anti-amerikane dhe kundër ligjit Cezar dhe ndërsa krerët e fiseve të lindjes së Eufratit tashmë kanë bërë thirrje për mobilizim të armatosur kundër amerikanëve, një incident shumë domethënës ka ndodhur të Premten. E bllokuar në një pikë kontrolli të ushtrisë siriane në provincën Hasake në veri-lindje të Sirisë, një kolonë ushtarake amerikane u detyrua të kthehej nga kjo zonë nën kërcënimin e raketa-hedhësve të ushtarëve sirianë. Kjo lloj përballje deri më tani nuk rezultuar e përgjakur, por ka të ngjarë të ndryshojë nga tani e tutje. Sipas burimeve të lidhura me opozitën siriane, rreth 12,000 vullnetarë u janë bashkuar radhëve të ushtrisë siriane javët e fundit për të shënuar atë që është pak a shumë konfrontimi i madh me amerikanët: para marrëveshjes Siri-Iran, Shtetet e Bashkuara si dhe Izraeli arritën të ngrinin operacionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në tokë me anë të sulmeve ajrore. Shfaqja e baterive raketore anti-ajrore në lindje të Sirisë do të lehtësojë sulmet kundër forcave amerikane, çka do të shkojë në disfavor të Izraelit, i cili deri më tani është mbështetur në forcat amerikane dhe në "imunitetin e tyre të vetëshpallur" për të vepruar kundër ushtrisë siriane. Po kështu edhe për Turqinë, e cila arriti të ngrijë situatën në veri të Sirisë, por që tani, dhe në dritën e këtij konfigurimi të ri të forcës, mund të përjetojë probleme serioze në Idlib.

 

Tags

Komente