Korrik 14, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Kapen spiunët amerikanë në Siri

Spiunët që punonin për shërbimin sekret amerikan u arrestuan pranë bazave ushtarake ruse në Siri ndërsa mblidhnin informacione sekrete, njoftoi sajti ushtarak Avia.pro. i afërt me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Forcat ruse dhe siriane kanë arrestuar spiunë ushtarakë amerikanë në mesin e popullatës lokale. "Këta janë anëtarët e grupit Maghaveir Al-Thaurah, të trajnuar direkt nga ushtarë dhe oficerë amerikanë," tha Avia.pro., duke shtuar se grupi ishte i njohur për mbledhjen e të dhënave konfidenciale mbi instalimet ushtarake ruse në Siri, ndoshta për qëllimin e sulmeve të mëpasshme. Avia.pro citon një nga spiunët e arrestuar, i cili gjatë marrjes në pyetje tha: "Ne jemi anëtarë të organizatës Maghaveir Al-Thaurah . Grupi ynë përbëhej nga tetë persona: shtatë luftëtarë dhe një udhëzues. Ne bënim kontrabandën e drogës. Ne u dërguam për të kryer një mision në provincën Raka, në qytetin al-Mansura. Duhej të merrnim informacione për objektivat ushtarake ruse, iraniane dhe siriane. " "Instalimet specifike ushtarake në fjalë nuk dihen, por më parë është raportuar se bazat ushtarake ruse janë të vendosura në zonën e treguar, duke parandaluar kështu trupat amerikane të afroheshin në Sirinë qendrore dhe perëndimore ", shtoi ai.

 

Tags

Komente