Korrik 14, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Sulmohet konvoji rus, Putini kundërpërgjigjet

Sipas agjencisë së lajmeve Baladi, të martën (14 korrik) avionët luftarakë rusë hodhën raketa rreth fshatrave al-Kabina dhe Duveir al-Akrad, në provincën veriperëndimore të Latakias.

I njëjti burim shton se Ushtria Siriane granatoi pozicionet e terroristëve në fshatin al-Dakmak, që ndodhet në rrafshinën al-Ghab, që i përket provincës së Hamas, në perëndim, si dhe në fshatin Hmeimat, në jug të provincës së Idlibit, në veri-perëndim të Sirisë. Këto sulme të ashpra ndodhën pas shpërthimit të një autobombe në anë të rrugës M4 përmes së cilës po kalonte një patrullë e përbashkët ruso-turke. Tre ushtarë rusë u plagosën në këtë sulm dhe u evakuuan në bazën ajrore ruse në Hmeimim. Në këtë kuadër, Ministria Ruse e Mbrojtjes konfirmoi shpërthimin e një autobombe gjatë kalimit të një kolone ushtarake ruse në Siri. "Këtë mëngjes, gjatë një patrullimi të përbashkët ruso-turk në provincën Idlib, autokolona ushtarake ruse u godit nga një sulm dhe tre ushtarë u plagosën", tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Shpërthimi dëmtoi automjetin e blinduar të policisë ushtarake ruse dhe një makinë të blinduar të ushtrisë turke.

 

 

Tags

Komente