Korrik 16, 2020 13:33 Europe/Tirane
  • Bashar Asad deklaron mbështetjen e Sirisë ndaj popullit të Palestinës

Presidenti i Sirisë në letrën e tij drejtuar kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës ka theksuar se Siria do të qëndrojë përkrah popullit të Palestinës për t’u përballur me planin amerikan “akordi i shekullit” dhe planin për aneksimin e tokave palestineze të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara.

Agjencia e lajmeve VEFA e Palestinës njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, me anë të një letre dërguar Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës, ka theksuar: “Siria nuk do të heqë dorë kurrë nga mbështetja e vet për popullin e Palestinës”

Bashar Asad gjithashtu ka kërkuar më shumë sukses dhe qëndresë e rezistencë më të madhe të popullit të Palestinës për t’u përballur me planet dhe komplotet amerikano-izraelite.

Më parë Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, i ka dërguar një letër presidentit të Sirisë në të cilën e ka informuar atë për zhvillimet më të fundit në Palestinë dhe ka shprehur zhgënjimin e Autoritetit Autonom të Palestinës nge shtetet arabe të Gjirit Persik dhe ka theksuar qëndresën dhe rezistencën e Sirisë dhe Palestinës në përballje me komplotet e Amerikës dhe të regjimit sionist.

Tags

Komente