Gusht 01, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Forcat e guximshme të ushtrisë së Sirisë kanë vërtetuar se nuk njohin frikë

Presidenti i Sirisë me rastin e ditës kombëtare të ushtrisë së Sirisë ka vlerësuar lartë sukseset dhe fitoret e ushtrisë së Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në fjalën e tij me rastin e 75 vjetorit të ditës kombëtare të ushtrisë kombëtare të këtij vendi, deklaroi se forcat e ushtrisë së Sirisë në faza të ndryshme të luftës kundër terrorizmit kanë qëndruar përkrah popullit sirian.

Bashar Asad shtoi: “Atë çfarë e ka realizuar ushtria e Sirisë, është sukses i madh i arritur gjatë fitoreve të mëdha të forcave ushtarake në luftën kundër grupeve terroriste”.  

Presidenti sirian duke iu drejtuar forcave të ushtrisë së Sirisë, ka thënë: “Ju keni luftuar kundër forcave të së keqes dhe terroristëve që kanë sulmuar vendin tonë për disa vite. Unë i uroj forcat heroike të ushtrisë së Sirisë që kanë qenë mbrojtëse të vendit dhe ua uroj atyre ditën kombëtare të ushtrisë e cila është plotë me krenari. O bijtë tanë, në kohën kur individë të zhytur në iluzione mendonin se mund ta mposhtin vullnetin tuaj, ju ua keni thyer iluzionet e tyre. Ju në përballje me beteja dhe sfida, keni vërtetuar se jeni njerëz të sakrificës dhe trimërisë dhe nuk njihni frikë dhe as hamendje në mbrojtje të vendit”.

Tags

Komente