Gusht 03, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi, operacion kundër mbetjeve të ISIS

Komanda e operacioneve në provincën Anbar të Irakut ka njoftuar për fillimin e një operacioni të madh ushtarak në perëndim të kësaj province kundër elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS.

Zv/shefi i organizatës së forcave Hashd Sha’bi të Irakut në komandën e operacioneve në provincën Anbar të Irakut, sot deklaroi: “Ky operacion fillon nga katër rajone të rëndësishme në bazë të objektivave të përcaktuar që në zonën e parë të këtij operacioni, merr pjesë komanda operative e ishullit me divizionin e shtatë të forcave të Hashd Sha’bi nga provinca Anbar dhe qëllimi i këtij operacioni është shkatërrimi i elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS të cilët akoma veprojnë në këto rajone.  Grupi informativ i sigurisë së Irakut gjithashtu me anë të një deklarate, ka deklaruar se operacioni në provincën Anbar ka filluar me qëllim të inspektimit të disa zonave dhe përndjekjes së elementëve të mbetur të grupit terrorist. Në këtë deklaratë thuhet se operacioni zhvillohen në 9 zona me mbështetjen e forcave ajrore të ushtrisë së Irakut për të përndjekur elementët e grupit terrorist ISIS dhe për arrestimin e personave nën përndjekje. Në orët e para pas fillimit të këtij operacioni, një brigadë e forcave të Hashd Sha’bi ka arritur të vrasin një komandant të terroristëve të ISIS në rajonin Al-Mudahem dhe kanë asgjësuar një automjet me lëndë eksplozive.

 

 

Tags

Komente