Gusht 03, 2020 16:58 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një prej depove më të mëdhenj të municioneve të terroristëve në Idlib

Avionët luftarakë të Sirisë sot kanë bombarduar depon kryesore të armatimeve dhe municionit të grupit terrorist Fronti Nusra në Idlib dhe gjatë këtij sulmi janë vrarë dhe plagosur mbi 20 terroristë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se avionët luftarakë të Sirisë sot në mesditë kanë bombarduar një prej depove më të mëdha të municionit dhe armatimeve të grupit terrorist Fronti Nusra në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se avionët luftarakë të Sirisë kanë sulmuar dhe bombarduar një prej depove më të mëdha të armatimeve dhe municionit luftarak të grupit terrorist Fronti Nusra në rrethinën e qytetit Benesh në verilindje të provincës Idlib të Sirisë.

Si pasojë e këtij sulmi të avionëve luftarakë të Sirisë është shkatërruar tërësisht kjo depo dhe në zonat rreth saj ka shpërthyer zjarr i madh.

Burimet lokale kanë thënë se ky operacion është kryer pas vëzhgimit të bërë nga dronët e ushtrisë siriane mbi pozicionet e terroristëve të grupit Fronti Nusra. Terroristët këtë pozicion e kanë përdorur si depo të armatimeve dhe municionit luftarakë. Sipas informacioneve të para mësohet se mbi 20 terroristë janë vrarë gjatë këtij shpërthimi.

Tags

Komente