Gusht 03, 2020 23:32 Europe/Tirane
  • Turqia: Marrëveshja e naftës midis SDF dhe firmës amerikane

Turqia ka denoncuar një marrëveshje të nënshkruar kohët e fundit midis Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe një kompanie amerikane që synon vjedhjen e naftës në veri-lindje të Sirisë, duke e përshkruar atë si të barabartë me "financimin e terrorizmit".

"Ne shprehim keqardhje për mbështetjen e SHBA për këtë hap që injoron ligjin ndërkombëtar dhe që shkel integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë," tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë të hënën. Ajo e konsideroi marrëveshjen si "financim të terrorizmit" dhe "të papranueshme". Ministria e Jashtme turke akuzoi militantët kurdë sirianë për avancimin e "axhendës separatiste të SDF duke konfiskuar burimet natyrore të popullit sirian". "Burimet natyrore të Sirisë i përkasin popullit sirian", shtoi deklarata turke. Qeveria Siriane të Dielën gjithashtu e dënoi marrëveshjen, duke thënë se marrëveshja është "një sulm ndaj sovranitetit kombëtar" dhe një vjedhje moderne e pasurisë së popullit sirian. Ministria e Jashtme Siriane ka akuzuar Uashingtonin për pengimin e përpjekjeve të qeverisë siriane për rindërtimin e asaj që është shkatërruar nga terrorizmi i sponsorizuar nga jashtë, i cili "mbështetet kryesisht nga vetë administrata amerikane".

 

Tags

Komente