Gusht 04, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Shpërthim i tmerrshëm në Bejrut

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm.

Mediat lokale raportojnë për qindra të plagosur dhe viktima, pas shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit. Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka 11 viktima dhe shumë të lënduar si dhe dëme të mëdha. Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë por dyshohet se ka marrë flakë një magazinë ku ishin fishekzjarre dhe lëndë të tjera plasëse kryesisht nitrat. Sipas mediave libaneze spitalet janë të mbushur me persona të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

 

Tags

Komente