Gusht 04, 2020 21:26 Europe/Tirane
  • Banorët e Deir ez-Zor dëbojnë forcat pro-amerikane

Banorët e fshatit al-Havaixh në Deir ez-Zor morën nën kontroll bazat e rebelëve kurdë. Burime siriane, të cilët raportuan sot për përleshje midis rebelëve kurdë të mbështetur nga SHBA dhe banorët e një zone në lindje të Sirisë, njoftuan se banorët e rajonit kishin arritur të merrnin kontrollin e bazave të rebelëve kurdë të njohur si "Forcat Demokratike Siriane" (SDF) të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane SANA, përleshjet filluan pasi një i moshuar i fisit Al-Akidat u qëllua për vdekje të Dielën nga elementë të panjohur. SANA raportoi se banorët e fshatit Diban në provincën Deir ez-Zor kishin arritur të dëbonin forcat e SDF nga pikat e kontrollit dhe shkollat ​​e përdorura nga këto forca si seli qendrore. Sipas SANA, shkalla e protestave është zgjeruar dhe banorët e fshatrave Al-Akidat, Al-Shahil dhe Diban kanë bërë thirrje për dëbimin e SDF, si dhe të forcave amerikane nga rajoni. Një korrespodent i SANA-s në fshatin al-Akidat raportoi se protestuesit arritën të bllokojnë hyrjen e forcave të SDF në zonë, duke arrestuar shtatë anëtarë të milicisë kurdë dhe duke kapur tre nga automjetet e tyre së bashku me armët e tyre.

 

Tags

Komente