Gusht 05, 2020 16:08 Europe/Tirane
  • Shtetet e Azisë Perëndimore shprehin solidaritet me qeverinë dhe popullin e Libanit

Qytetarët dhe autoritetet e shteteve të Azisë Perëndimore pas vdekjes së dhjetëra qytetarëve libanezë si pasojë e shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit, kanë shprehur solidaritetin e tyre me qeverinë dhe popullin e Libanit dhe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Libanin në fusha të ndryshme.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të mërkurën në orët e para të mëngjesit, ka dërguar një mesazh për presidentin e Libanit dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat e shkaktuara si pasojë e shpërthimit në portin e Bejrutit dhe ka deklaruar: "Ajo çfarë ndodhi në Bejrut që shkaktoi shumë viktime dhe persona të plagosura, është shumë e dhimbshme edhe për popullin dhe qeverinë e Sirisë".

Barham Saleh, presidenti i Irakut, gjithashtu në një kontakt telefonik me Mishel Aun, presidentin e Libanit, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e kësaj ngjarje të dhimbshme.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, gjithashtu me anë të një mesazhi, ka deklaruar solidaritetin me qeverinë dhe popullin e Libanit dhe ka theksuar gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar përkrah popullit të Libanit në këto rrethana të vështira.  

Kryeministri i Irakut ka shtuar: "Bagdadi për t'u solidarizuar me popullin libanez, do të dërgojë një avionë me ndihma mjekësore në Bejrut".

Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit të Palestinës, gjithashtu gjatë një bisede telefonike me Mishel Aun, presidentin e Libanit, me Hasan Dijab, kryeministrin dhe me Nabie Bari, kryetarin e Libanit, ka theksuar se Libani do ta tejkalojë edhe këtë ngjarje të dhimbshme dhe Hamasi qëndron përkrah popullit dhe qeverinë e Libanit.

Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, gjithashtu në një kontakt telefonik me Mishel Aun, presidentin e Libanit, ka njoftuar për dërgimin e spitaleve fushore në Bejrut.

Edhe Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, gjithashtu me anë të një mesazhi drejtuar Mishel Aun, presidentit të Libanit, ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj qeverisë dhe popullit të Libanit.

Qytetarët e vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore gjithashtu duke bërë trend hashtagun "Qëndro fuqishëm Liban" në rrjetet sociale, kanë deklaruar solidaritetin dhe mbështetjen e vet për popullin libanez.

 

Tags

Komente