Gusht 05, 2020 16:16 Europe/Tirane
  • Hezbullah: Shpërthimi i Bejrutit, një tragjedi e dhimbshme për qeverinë dhe popullin e Libanit

Hezbullahu i Libanit ka deklaruar se shpërthimi që ndodhi në portin e Bejrutit është një tragjedi e dhimbshme për popullin libanez.

Lëvizja e Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) të mërkurën në mëngjes me anë të një deklarate, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe personave të plagosur për shkak të shpërthimit të tmerrshëm që ndodhi në portin e Bejrutit dhe ka theksuar: "Kjo tragjedi e dhimbshme dhe shkatërrimet e papara të këtij shpërthimi dhe pasojat e rrezikshme të krijuara në fusha të ndryshme njerëzore, shëndetësore, shoqërore dhe ekonomike, e bënë të domosdoshme unitetin dhe solidaritetin e të gjithë qytetarëve libanezë dhe të grupeve politike për të vepruar në mënyrë të përbashkët për të tejkaluar këtë vuajtje të dhimbshme".

Hezbullahu i Libanit duke vlerësuar lartë personelin shëndetësor dhe spitalor, grupet e ndihmave humanitare, grupet e ruajtjes së sigurisë dhe ekipet e zjarrfikësve për punën dhe përpjekjet që po bëjnë për të shpëtuar njerëzit, ka deklaruar: "Të gjitha kapacitetet tona do t'i vendosim në shërbim të qytetarëve të Libanit".

 

Tags

Komente