Gusht 05, 2020 19:12 Europe/Tirane
  • A është radha e Haifas pas Bejrutit?

Pas shpërthimeve të Martën në mbrëmje në Bejrut, disa zyrtarë izraelitë kanë shprehur shqetësimin për një incident të ngjashëm në portin e Haifa në Palestinën e Pushtuar.

Incidenti i së martës shkaktoi një shpërthim të 2750 tonë nitrat amoniaku në portin e Bejrutit, i cili tronditi qytetin bregdetar. Shpërthimi ndodhi në një nga depot e portit, i cili kishte qenë depo për gjashtë vjet dhe sipas Gjysmëhënës së Kuqe Libaneze, shpërthimi ka vrarë deri tani 100 njerëz dhe plagosur 4,000 të tjerë. Tani, pas katastrofës në Liban, frika se ky incident mund të ndodhë edhe në portin e Haifa tashmë ka depërtuar në zemrat e sionistëve. Agjencia N12 e regjimit sionist ka shkruar në një raport se pas shpërthimit në Liban një incident i ngjashëm mund të ndodhë gjithashtu në Haifa. Deputeti sionist Gila Gamil i tha radios Fm-103 se kimikatet e rrezikshme duhet të hiqen nga porti i Haifas. "Kushdo që e sheh këtë tragjedi në Beirut duhet të kuptojë se mund të ndodhë edhe në portin e Haifa," i tha të njëjtës radio Elie Levy, një korrespodent për televizionin izraelit Channel 13. Ai shtoi se ka depozita të mëdha karburantesh, përfshirë një rezervuar amoniaku, të cilat janë të depozituara në dhjetëra kamionë në port. Nga ana tjetër, media sioniste, duke përmendur fjalët e Mickei Himovoviç, Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Mjedis dhe Punë të Brendshme, raportoi se Izraeli duhet të shqetësohet shumë pas shpërthimeve në Bejrut dhe ai duhet të paraqesë një plan për të ndaluar industrinë petrokimike në zemër të një porti dhe popullsie të madhe në Haifa. Qendra e Kërkimit Mjedisor Haifa gjithashtu të Mërkurën konfirmoi se afër zonave të banuara ka 1.500 qendra të rrezikshme dhe 800 lloje të kimikateve të rrezikshme në portin e Haifa. Një ekspert sionist në shkurt 2017 i përshkroi rezervuarët e amoniakut të regjimit sionist si më të rrezikshëm sesa bomba atomike e Hiroshimas. Një cisternë e madhe me 12,000 ton amoniak në portin e Haifa, e cila u përshkrua nga organizatat mjedisore si e rrezikshme, u shkarkua në vitin 2017. Me gjithë evakuimin e cisternave të amoniakut në portin e Haifa, qendra kërkimore thekson se cisternat e amoniakut ndodhen afër zonave të banuara. Në qendër të Haifas gjenden kimikate për prodhimin e eksplozivëve, ku mbahet në formë të pambrojtur një kontejner me 15 ton amoniak.   

Tags

Komente