Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Shtyhet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit libanez

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka njoftuar se aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik al-Hariri, është shtyrë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka njoftuar se leximi i aktgjykimit të çështjes së vrasjes së Rafik al-Hariri është shtyrë nga e Mërkura (7 Gusht) për të Premten (18 Gusht) pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut, kryeqytet i Libanit. Rafik Hariri ishte kryeministër i Libanit për dy mandate midis vitit 1992 dhe 1998, si dhe nga 2000 deri në 2004. Rafik al-Hariri u vra në një shpërthim bombe në Bejrut në shkurt 2005, së bashku me 21 veta të tjerë. Gjykata e dosjes së vrasjes së al-Hariri ka akuzuar Sirinë dhe Hezbullahun për përfshirje në vrasjen e tij, por të dy palët kanë mohuar fuqishëm akuzën, duke fajësuar regjimin sionist për vrasjen e al-Hariri.

Tags

Komente