Gusht 06, 2020 22:26 Europe/Tirane
  • Sulmi i parë raketor ndaj bazës amerikane në Siri

Sipas gazetës siriane Al Vatan, një bazë ushtarake amerikane në provincën siriane Hasake, në verilindje të Sirisë, ishte objektivi i një sulmi raketor.

Gazeta raporton se baza al-Shadadi, një pikë e nxehtë për trafikun e naftës dhe të terroristëve të ISIS, ka qenë objektivi i një sulmi masiv me raketa. Ky sulm, i parë i një natyre raketore, vjen kundrejt sfondit të përleshjeve intensive midis fiseve të Deir ez-Zor nga njëra anë, dhe forcave amerikane dhe bashkëpunëtorëve të tyre të SDF nga ana tjetër, të cilët në fakt janë vetëm forca amerikane të maskuar si kurdë në Siri. Ndërsa Shtetet e Bashkuara pretendojnë pa turp, se Ligji Cezar është  një "mjet për të mbajtur të uritur sirianët dhe libanezët", fiset e Deir ez-Zor janë armatosur dhe tani po organizojnë një rezistencë kundër okupimit. Në muajt e fundit, media ka raportuar rregullisht sulme ndaj ushtrisë amerikane në provincat siriane të Hasake dhe Deir ez-Zor. Informacioni është mohuar në mënyrë të përsëritur nga Pentagoni. E megjithatë, sulmi raketor i së enjtes nuk është më "për tu mohuar", aq i madh ishte kaosi që shkaktoi në kampin amerikan. Sipas burimeve lokale, të paktën katër raketa u qëlluan në bazën ushtarake amerikane. Detajet e dëmeve materiale dhe viktimave nuk janë dhënë qartë, megjithatë, burimet raportojnë shfaqjen e helikopterëve ushtarakë amerikanë në qiellin e Hasakes për të "evakuuar të vdekurit dhe të plagosurit". Burimet ruse, përfshirë Avia.pro, pretendojnë se nuk e dinë origjinën e këtij sulmi por një forcë guerrile anti-amerikane po konfirmohet në lindje të Eufratit, e cila po "përsos armët e saj dhe ka tendencë të shkojë përtej armëve të lehta për të përdorur raketa ". Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje nafte me të ashtuquajturën SDF, një marrëveshje që synon mbajtjen e forcave amerikane në tokën siriane ndërsa plaçkitin pasurinë për përfitimet e grupeve terroriste, që Amerika i strehon në bazat e saj në Siri dhe Irak. Në çdo rast, para nënshkrimit të marrëveshjes së naftës me SDF, amerikanët kishin ndërmarrë hapa të tjerë për të dominuar në fushat siriane të naftës, veçanërisht në Sirinë lindore. Rreth dy muaj më parë, forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, njoftuan se kishin vendosur tre bateri raketash Patriot në një bazë amerikane afër fushës së naftës Connico në periferi të Deir ez-Zor. Burime të informuara thanë që sistemet e mbrojtjes anti-raketore amerikane ishin instaluar në bazën e dytë më të madhe amerikane në Deir ez-Zor. Me sulmin e raketave që sapo u zhvillua, sistemi amerikan Patriot po humbet betejën e tij edhe në Siri.

 

Tags

Komente