Gusht 07, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Gazeta franceze: “Macron ka kërcënuar me sanksione disa prej funksionarëve libanezë

Një gazetë franceze duke cituar një burim i cili ka qenë i pranishëm gjatë takimeve të ditës së kaluar të presidentit të Francës në Bejrut, ka raportuar se Macron ka kërcënuar me sanksione disa prej autoriteteve të Libanit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Georg Malburno, gazetari francez, duke cituar një burim që ishte i pranishëm në takimet e ditës së kaluar të presidentit francez Emmanuel Macron në Bejrut, ka njoftuar ai ka kërcënuar me sanksione disa autoritete libaneze.

Kanali informative Al Mejadin ka shkruar se ky burim ka thënë: “Macorn ka kërcënuar se në rast se nuk zbatohen reformat e kërkuara, ai do të vendosë sanksione kundër disa autoriteteve të Libanit”.

Georg Malburno gjithashtu duke cituar këtë burim i cili ka qenë i pranishëm në takimin e Macron me grupet politike të “14 Marsit”, ka raportuar se Macron në këtë takim u ka thënë atyre: “Të gjithë ju keni marrë para dhe këtë e dini edhe vetë ju edhe vetë unë e di”.

Presidenti i Francës dje ka shkuar në Bejrut dhe pas vizitës që ka zhvilluar në zonat e dëmtuar si pasojë e shpërthimit në portin e Bejrutit, ka zhvilluar takime me autoritete të ndryshme libaneze si me Mishel Aun, presidentin e Libanit, Hasan Dijab, kryeministrin dhe Nabie Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit.

Shumë analistë kanë thënë se Macron gjatë kësaj vizite ka dëshmuar se akoma e shikon Libanin si një prej kolonive të Francës dhe gjatë takimeve që ka zhvilluar në zonën e dëmtuar ka deklaruar se së shpejti ai do të prezantojë një plan dhe iniciativë politike. Ai në një deklaratë të çuditshme ka thënë se duhet përqendruar mbi kulturën dhe lirinë e shprehjes së të rinjve libanezë dhe ka theksuar se në mënyrë të qartë do të bëjë përpjekje që ndihmat humanitare të arrijnë në duar të qytetarëve dhe të organizatave joshtetërore.

Tags

Komente