Gusht 07, 2020 21:24 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Të kryhet hetim i paanshëm për shpërthimin në Bejrut

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hezbollah në Liban, Sejed Hasan Nasrallah ka kërkuar një hetim të paanshëm për shpërthimin që tronditi Bejrutin të Martën.

Duke folur në një fjalim televiziv të Premten, Nasrallah tha se ata që ishin përgjegjës për fatkeqësinë vdekjeprurëse duhej të mbanin përgjegjësi pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Ai theksoi se hetimi nuk duhet të ketë motive politike dhe sektare. Duke e përshkruar shpërthimin si një katastrofë masive humanitare dhe kombëtare, shefi i Hezbollahut u bëri thirrje të gjithë libanezëve të bashkohen për të kapërcyer fatkeqësinë. Ai gjithashtu hodhi poshtë si "padrejtësi" spekulimet e mediave në orët e para të tragjedisë se gjoja Hezbollah kishte ruajtur raketa në port, duke shtuar se ato akuza keqdashëse e krejtësisht të pabaza kishin për qëllim nxitjen e popullit libanez kundër grupit të rezistencës libaneze. Nasrallah hodhi poshtë këto pretendime dhe tha se ato media që përhapnin të tilla akuza kishin motive politike dhe kërkuan të nxisin një luftë civile në Liban. Shefi i Hezbollahut shprehu gjithashtu gatishmërinë e grupit të rezistencës për të ndihmuar të gjitha viktimat e shpërthimit. "Ne jemi të gatshëm t'i strehojmë familjet e pastreha dhe t'u sigurojmë atyre strehim alternativ," tha ai. Shpërthimi i fuqishëm të martën ndodhi në depot e portit që ruanin materiale shumë eksplozive, konkretisht nitrat amoniumi, duke vrarë 154 njerëz dhe duke plagosur mbi 5000 të tjerë dhe duke lënë 300 mijë të pastrehë.

 

Tags

Komente