Gusht 07, 2020 22:10 Europe/Tirane
  • Shpërthimi në Bejrut, neglizhencë apo sulm? Përgjigjet Nasrallah

Fjalimi i pritur me padurim i Nasrallahut këtë të Premte, 4 ditë pas shpërthimit të dyfishtë në Bejrut, shmangu supozimet, hipotezat absurde dhe shkoi drejt atje ku duhej: kërkesa për të vërtetën ... A është Hezbollah i përfshirë në këtë "mega katastrofë"? A u zhdukën raketat e Hezbollahut? Sipas Hezbollahut kush duhet të hetojë? A përjashtohet hipoteza e një sulmi të jashtëm?

Strategu dhe komandanti i Rezistencës foli dhe çarmatosi boshtin SHBA-Izrael ... Sejed Hasan Nasrallah foli për solidaritetin kombëtar që kërkohet në momente të tilla, por (një solidaritet kombëtar që) është shkelur me këmbë nga "rrymat libaneze dhe të huaja, mediat dhe forcat politike", të cilët "synuan të akuzojnë Hezbollahun dhe kjo në orët e para pas shpërthimeve: "Këto rryma pretenduan se shpërthimet synuan depot e raketave të Hezbollahut. Por këto shpërthime nuk kanë asnjë lidhje me Hezbollahun dhe kjo është një akuzë penale kundër Rezistencës. Hezbollahu hedh poshtë me forcë dhe me seriozitet praninë e ndonjë rakete apo lënde eksplozive që i përket atij në Bejrut, as në kohën e shpërthimeve, as para dhe as tani". Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut më pas trajtoi një kënd tjetër të sulmit kundër Rezistencës nga shtypi rrjedhës kryesore (Mainstream) mbi menaxhimin e supozuar ose mbikëqyrjen e portit të Bejrutit nga Hezbollah: "Hezbollah kurrë nuk e ka menaxhuar ose monitoruar këtë port që të përgjigjet për të sot. Hezbollah nuk dinte asgjë për fluksi e tranzitit në Bejrut dhe as për atë që përmban. Disa thonë se Hezbollahu e njeh Haifan më mirë se Bejrutin. Epo po, pasi ky është një objektiv që bie nën përgjegjësinë tonë, gjë që nuk është rasti me Bejrutin. Haifa është pjesë e doktrinës sonë ushtarake, jo Bejruti". Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu trajtoi hipotezën e një sulmi në portin e Bejrutit, hipotezë e përmendur pas shpërthimeve nga Donald Trump: "Pasi Trump foli për një sulm të tmerrshëm në Bejrut, disa i kanë drejtuar gishtin akuzues Hezbollahut. Kjo sipas parimit të recetës së mediave që thotë "vazhdoni të gënjeni, përfundimisht do të besojnë. Ka disa palë që kërkojnë të instrumentalizojnë shpërthimet në Bejrut, por Hezbollahu këmbëngul që t'i japim fund larjes së hesapeve politike dhe klanore. Ky nuk është momenti. Unë u bëj thirrje të gjithë libanezëve të dënojnë këto përpjekje të mediave për të provokuar luftë civile. Por ndaloni këtë fushatë të turpshme, kujdesuni që të shëroni plagët. Përgjigjen e këtyre akuzave, Hezbollahu do ta japë më vonë edhe nëse kjo do të thotë të vërtetojë gënjeshtrën e iluzionit mbi të cilin ushqehen disa njerëz". Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu kërkoi që të hidhet e gjithë drita mbi dy shpërthimet që shkatërruan Bejrutin: "Ata që janë përgjegjës për tragjedinë që e shkaktuan atë në një mënyrë apo tjetër të nxirren para drejtësisë ... sepse është në rrezik qëndrueshmëria e shtetit ... çfarë dobie ka nëse institucionet tona shtetërore nuk arrijnë të hedhin dritë mbi këtë katastrofë të madhe e cila ka prekur të gjitha besimet, të gjitha shtresat e popullatës? Një hetim transparent, i drejtë dhe publik është një domosdoshmëri. Të gjitha institucionet, përfshirë ushtrinë dhe Parlamentin, kanë rolin e tyre për të identifikuar dhe gjykuar ata që janë përgjegjës. Katastrofa e tanishme nuk është një incident i thjeshtë mbi të cilin mund të spekulohet, filozofohet dhe të luhet nga ana e kësaj ose asaj partie ose rryme. E gjithë e vërteta duhet të zbulohet pa ndonjë konsideratë për asnjë palë ose përndryshe Libani do të zhytet në një krizë ekzistenciale. "

 

Tags

Komente