Gusht 09, 2020 09:36 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite me program të fshehtë bërthamor, ANEA standarde të dyfishta

Ambasadori i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë nga ANEA ka kërkuar të inspektojë mbi programin e fshehtë bërthamor të Arabisë Saudite dhe të bëjë transparencë në këtë çështje.

Kazem Garibabadi pasi ka trajtuar këtë çështje ka thënë se Arabia Saudite megjithëse është anëtare e traktatit NPT dhe ka nënshkruar marrëveshjen e përgjithshme dypalëshe me ANEA, ajo nuk ka pranuar traktatet e kësaj agjencie. Programi bërthamor i Arabisë Saudite ndjek qëllime dhe objektiva të ndryshme dhe megjithëse mund të ketë interesa ekonomike, ky program ka ngjallur dyshime pasi ka shumë pika të paqarta. Së pari është lëvizja e fshehtë drejt aktiviteteve jo paqësore bërthamore nën pretekstin e programit bërthamor të Iranit. Kjo është në kohën kur programi bërthamor i Iranit është krejtësisht i qartë dhe ai ka tejkaluar masat e përcaktuara për inspektime nga ANEA. Në raportet e kësaj agjencie është vërtetuar vërtetësia e programit bërthamor të Iranit për të gjithë botën. Mirëpo Arabia Saudite edhe pse është anëtare e traktatit NPT që nga viti 1998, mirëpo vetëm në vitin 2005 ajo ka nënshkruar protokollin e njohur me emrin “ Sasia e paktë” për të pasur një sasi të kufizuar uraniumi dhe plutoniumi. Aktivitetet inspektuese të ANEA gjithashtu janë bazuar në këtë protokoll që nuk përputhen aspak me realitetin ekzistues bërthamor në Arabinë Saudite. Një çështje tjetër e rëndësishme është shpallja e veprimtarisë për armë bërthamore nga ana e autoriteteve të Riadit gjë e cila nënkupton kërcënim bërthamor i rajonit. Oli Hainonen, zëvendës dhe ish kreu i grupit të inspektorëve të AENA dhe profesor i universitetit Harvard thotë: Arabia Saudite nuk po tregohet transparente në çështjen bërthamore dhe ne nuk kemi  vënë re një program energjetik bërthamor të qartë dhe transparent nga ana e Riadit përveç përcaktimit të reaktorëve bërthamorë që do të ndërtohen. Ata gjithashtu nuk kanë vepruar për një program për ndërtimin e reaktorëve studimorë. Në këto kushte mos kontrollimi i situatës së Arabisë Saudite nga ana e ANEA mund të jetë e rrezikshme për sigurinë e rajonit. Sidomos për arsye se Muhamed Bin Selman princi i kurorës i Arabisë Saudite në muajin mars të vitit 2018 e ka quajtur të ligjshme bashkëpunimin në kuadër të traktatit NPT. Nga ana tjetër regjimi sionist i mbështetur nga Amerika ka zgjeruar programin e tij bërthamor. Ndërkohë ANEA nuk ka inspektim të qartë në asnjë prej programeve bërthamore të Arabisë Saudite dhe regjimit sionist. Për këtë arsye përfaqësuesi i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë i ka kërkuar ANEA që të raportojë tek anëtarët e kësaj agjencisë mbi gjendjen e programit bërthamor të Arabisë Saudite.

Tags

Komente