Gusht 11, 2020 14:42 Europe/Tirane
  • Këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut thekson nevojën për dëbimin e ushtarëve amerikanë

Këshilltari për siguri kombëtare i Irakut ka theksuar nevojën për dëbimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku.

Rrjeti informativ “Al-Sumerija” njoftoi se Kasem Al-A’raxhi, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut, ditën e hënë në takim me Gerald Strickland, zv/komandantin e forcave të koalicionit amerikan në Bagdad, i ka kujtuar amerikane largimin e forcave ushtarake nga Iraku në bazë të një afati kohor të caktuar.

Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika më parë kishte deklaruar se sipas programit për të cilin kanë rënë dakord qeveria e Irakut dhe koalicioni amerikan, është duke reduktuar numrin e forcave të veta ushtarake të pranishme në Irak.

Disa deputet të Parlamentit të Irakut gjithashtu gjatë ditëve të fundit kanë paraqitur pranë kryeministrit të Irakut dosje të shkeljeve së sovranitetit kombëtar të Irakut nga ana e Amerikës dhe kanë kërkuar ndjekjen e këtyre dosjeve në Uashington.

 

Tags

Komente