Gusht 12, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Përleshje mes forcave emiratase dhe saudite në Jemen

Forcat e varura nga Arabia Saudite dhe EBA në Jemen janë përleshur në provinca Shabuh dhe Abin në jug të Jemenit.

Përleshjet mes forcave të këshillit të tranzicionit dhe forcave të qeverisë së dorëhequr të Jemenit, nisën dje në darkë në rajonin Tarie të provincës Abin me lëshimin e disa predhave. Ndërkohë forcat e varura nga Arabia Saudite pajisjet e reja ushtarake në provincën Maareb i kanë transferuar në drejtim të qytetit bregdetar Shekare në jug të Jemenit. Përleshjet kanë nisur në kohën kur më herët është thënë se forcat e këshillit të tranzicionit dhe paramilitarët sauditë kishin arritur një akord për armëpushim.

Tags

Komente