Gusht 12, 2020 21:27 Europe/Tirane
  • Asad: SHBA ka nevojë për terroristët, përdor sanksionet për t'i mbështetur ata

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad deklaroi se SHBA ka nevojë për terroristë në terren në rajon dhe vendosi sanksionet e saj të fundit kundër Sirisë si një mjet për të mbështetur ata.

"SHBA kanë nevojë për terroristë në rajon, në krye të tyre ISIS", tha ai të Mërkurën në një fjalim në Pallatin e Popullit në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Zyrtare Siriane të Lajmeve (SANA). Asad tha se Uashingtoni vendosi "ligjin Cezar kundër Sirisë, sepse ai dëshironte të shprehte mbështetjen e tij për terroristët," duke iu referuar fazës më të fundit të sanksioneve të SHBA mbi Sirinë. Sidoqoftë, Asad pohoi se lufta nuk do ta ndalojë Sirinë të zbatojë detyrat e saj, dhe ia atribuoi të gjitha fitoret e vendit kundër mercenarëve të mbështetur nga të huajt ushtrisë së vendit, njoftoi SANA. Presidenti sirian, ndërkohë, pohoi se Golani i Sirisë, i cili është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, "mbetet në zemrën e çdo siriani të ndershëm". Shtetet e Bashkuara njohën të drejtën e Izraelit mbi territorin e Golanit në vitin 2019, por Asad pohoi se asnjë vendim "imoral" izraelit ose amerikan nuk mund të ndryshojë statusin e territorit midis sirianëve. "E drejta jonë për ta rimarrë Golanin është e pandashme nga e drejta jonë për të çliruar të gjitha trojet tona nga terrorizmi," tha ai. Duke ju drejtuar agresorëve, Asad tha se "nuk ka dallim midis një terroristi lokal ose të importuar, një ushtari sionist, atij turk ose amerikan, të gjithë ata janë armiq në territorin tonë."

 

Tags

Komente