Gusht 13, 2020 19:16 Europe/Tirane
  • Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për të vendosur lidhje të plota diplomatike!

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump, një marrëveshje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë aneksimin e territoreve palestineze të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Trump, në një postim, e quajti marrëveshjen një "përparim të madh", duke e përshkruar atë si një "marrëveshje historike të paqes midis dy miqve tanë të mëdhenj". Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, i cili foli para gazetarëve që e shoqëronin atë në një udhëtim në vendet e Evropës Qendrore, tha se marrëveshja ishte një hap "i madh" përpara në "rrugën e duhur". Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjithashtu deklaroi se marrëveshja shënoi "një ditë historike". Princi i Kurorës së Abu Dhabit Sheik Mohamed Bin Zajed tha të enjten në Twitter se ishte arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Marrëveshja, megjithatë, ka nxitur reagime të mprehta negative nga grupe të ndryshme palestineze, si dhe nga mbështetësit e tyre nga e gjithë bota. Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik reagoi me shpejtësi duke dënuar marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

 

Tags

Komente