Gusht 14, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Përpjekja e Trump për të negociuar drejtpërdrejt me Bashar al-Asad

Pas nëntë viteve të paaftësisë së terroristëve për të rrëzuar regjimin sirian, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër homologut të tij sirian duke e ftuar për bisedime të drejtpërdrejta.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Farsnews, Mike Pompeo e njoftoi këtë lajm të Premten, duke përmendur se në letër, Trump bëri thirrje për bisedime me Presidentin Sirian Bashar Al-Asad për rastin e "Austin Tis", një gazetar amerikan i zhdukur në Siri. Që nga fillimi i krizës në Siri, qeveria amerikane ka provuar gjithmonë të rrëzojë qeverinë siriane duke mbështetur grupet terroriste, përpjekje që nuk kanë qenë kurrë e suksesshme. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me një ofensivë masive të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Ushtria Siriane kohët e fundit e mbylli dosjen e grupit terrorist ISIS në Siri me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë.

 

Tags

Komente