Gusht 14, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Boshti i Rezistencës nuk do të tolerojë praninë e Izraelit në Gjirin Persik

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli kanë njoftuar një normalizim të marrëdhënieve të tyre diplomatike, në kuadër të një marrëveshje, të negociuar nën kujdesin e Donald Trump; kjo është një dhuratë e vyer për Kryeministrin izraelit si dhe për Presidentin amerikan. Por Republika Islamike e Iranit e konsideron të rrezikshme përpjekjen e turpshme të Abu Dhabit për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin fals dhe kriminel të Izraelit.

Teherani paralajmëron seriozisht kundër çdo ndërhyrje nga regjimi i Tel Avivit në ekuacionet e rajonit të Gjirit Persik. Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çdo pasojë që mund të lindë nga afrimi i tyre me regjimin uzurpues të Kudsit. Ekspertët e konsiderojnë këtë normalizim të marrëdhënieve si një gabim strategjik. Por për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, marrëveshja ka një sërë funksionesh. Kjo marrëveshje do të qetësojë shqetësimet e tyre për një "Amerikë pa Trumpin". Në të vërtetë, nëse Izraeli zhvillon marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe në frontet e sigurisë, ushtarake dhe politike, administratat e ardhshme amerikane nuk do të jenë më në gjendje të luajnë kartën e shitjes së armëve në vendet e rajonit. Vlen të kujtohet refuzimi i Trump për të zbatuar kërkesën e Arabisë Saudite për të sulmuar Iranin pas ofensivës masive të Ansarullahut të Jemenit kundër gjigantit të naftës saudite Aramco, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme se Arabia Saudite nuk mund të zgjasë dy javë pa ndihmën ushtarake të Uashingtonit. Paraardhësi i tij, Barack Obama, kishte refuzuar gjithashtu kërkesën e Riadit për të nënshkruar një pakt të përbashkët mbrojtjeje me anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe të konsideronte çdo agresion ndaj një anëtari të këtij këshilli si një sulm kundër Shteteve të Bashkuara. Tani, marrëveshja Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe mund të zvogëlojë frikën e Abu Dhabit dhe Riadit për një botë pa Trump, duke e bërë Izraelin më të përfshirë në marrëdhëniet bilaterale dhe rajonale. Nga ana tjetër, çështja e "kthesës drejt lindjes", e ngritur nga Obama që nënkupton tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Gjiri Persik, u parashtrua dhe u pasua gjatë marrjes së detyrës nga Trump. Tani, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga rajoni, vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite po hapin rrugën për depërtimin e Izraelit në rajon për të mbushur boshllëkun dhe për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë në favor të tyre. Marrëveshja u arrit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Teherani kohët e fundit njoftoi se kishte rënë dakord me Abu Dhabin për të vazhduar bisedimet në bazë të "iniciativës së paqes së Hormuzit". Sigurisht, marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit nuk janë asgjë e re, përveçse kësaj radhe, ato po bëjnë titujt kryesorë në të gjithë botën. Por duke qenë në portën e boshtit të Rezistencës, Emiratet duket se janë më të rrezikuara se kurrë, dhe prania e Izraelit do të sensibilizojë më shumë grupet e Rezistencës, të cilët tani rrezikojnë të shtojnë aktivitetet e tyre kundër forcave të huaja okupuese në rajon. Tani izraelitët dhe arabët kanë zbuluar haptazi lidhjet e tyre dhe janë vendosur në të njëjtin kamp, por aleanca me djallin nuk i ka bërë dobi askujt.

 

Tags

Komente