Shtator 15, 2020 21:13 Europe/Tirane
  • Trump: Ne donim të vrisnim Bashar al-Assad, por James Mattis kundërshtoi

Presidenti amerikan pretendoi se ata kishin një shans për të vrarë presidentin sirian, por kjo nuk u bë për shkak të kundërshtimit të ish sekretarit amerikan të mbrojtjes.

Të Martën në një intervistë me Fox News, Presidenti i SHBA Donald Trump pretendoi se ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis kishte shkatërruar shansin që Amerika të vriste Presidentin Sirian Bashar al-Assad. Pa dhënë hollësira, Donald Trump pretendoi: "Unë preferoja që ai Bashar al-Assad të eliminohej, por Mattis ishte kundër meje." I pyetur nëse i vjen keq që humbi shansin e tij për të vrarë Bashar al-Assad, presidenti amerikan tha: "Jo, nuk më vjen keq. Në të dy rastet nga mbijetesa ose vrasja e Bashar al-Assad, unë jam i kënaqur. Sipas mendimit tim, ai nuk është një person i mirë. Unë pata mundësinë ta vrisja, por Mattis ishte kundër kësaj." Ai shtoi: " Mattis ishte kundër shumë gjërave. Ai kontrollonte ushtrinë amerikane, por nuk dinte si të fitonte. Pasi ai u largua, patëm shumë suksese".  

Tags

Komente