Shtator 16, 2020 21:10 Europe/Tirane
  • Cicërima e Pompeo në lidhje me Iranin; Reagim për shkak të lodhjes dhe depresionit

Zëdhënësi i Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme vlerësoi postimet e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit në lidhje me punët e brendshme të Iranit dhe zemërimin e tij ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit si reagime që vijnë nga humbja e turrasë për shkak të dëshpërimit dhe depresionit.

Said Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme, të Mërkurën deklaroi: Fatkeqësisht, Sekretari Amerikan i Shtetit, i cili e shikon të dështuar presionin maksimal dhe njëanshmërinë e Amerikës ndaj Iranit, po bën një përpjekje të dëshpëruar për të rivendosur një pjesë të prestigjit të humbur të regjimit "Donald Trump" duke pretenduar të jetë një aktivist i të drejtave të njeriut. Khatibzadeh shtoi: Sidoqoftë, qeveria për cilën punon Pompeo ka rekordin më të keq të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe nuk ka asnjë ditë që zëri i popullit amerikan të mos dëgjohet kundër dhunës, diskriminimit dhe racizmit. Duke iu referuar situatës së brendshme të rëndë në Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi i Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme tha: Pompeo, i cili trajnimet për falsifikim, mashtrim dhe gënjeshtra i ka marrë tek CIA amerikane, kërkon të devijojë opinionin publik dukje përdorur metodën që "sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e besueshme është".

Tags

Komente