Shtator 17, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Uashington: Kompanitë e armëve do të sanksionohen nëse i shesin armë Iranit

Në vazhdën e politikave anti-iraniane të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Iranin kërcënoi me vendosjen e sanksioneve amerikane nëse ndonjë kompani i shet armë Iranit.

Sipas Reuters, Elliott Abrams përfaqësuesi i qeverisë amerikane mbi Iranin, të Mërkurën shtoi: "Shtetet e Bashkuara do të shkojnë në KB javën e ardhshme për të rivendosur embargon e armëve kundër Iranit." Përfaqësuesi i administratës amerikane për Iranin pretendoi se sanksionet kundër Iranit do të ktheheshin këtë fundjavë më 20 Shtator, në orën 00:00. Abrams e bëri këtë deklaratë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo të Mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme për të rivendosur embargon e armëve kundër Iranit. Këshilli i Sigurimit i KB në gusht nuk votoi për një rezolutë të SH.B.A.-së që zgjat embargon e armëve të Iranit dhe ai gjithashtu injoroi një kërkesë të SHBA për të rivendosur sanksionet.  Si përgjigje, Shtetet e Bashkuara i dhanë një letër Presidentit të Këshillit të Sigurimit më 20 gusht duke pretenduar se kishin aktivizuar mekanizmin e ashtuquajtur "mekanizmi Moshe" për të kërkuar kthimin e sanksioneve kundër Iranit. Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila u miratua me konsensus pas marrëveshjes bërthamore, embargoja e armëve në Iran do të skadojë në 18 Tetor 2020.

 

 

Tags

Komente