Shtator 17, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për disa individë me pretekstin e lidhjeve me Ministrinë iraniane të Inteligjencës.

Të Enjten Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi sanksionet e reja kundër Iranit. Departamenti Amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se Zyra e Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit ka renditur grupin kibernetik APT39, së bashku me 45 njerëz të lidhur dhe një kompani fiktive, në listën e sanksioneve. Departamenti Amerikan i Thesarit pretendon se qeveria iraniane ka përdorur një kompani fiktive për të synuar disidentët, gazetarët dhe kompanitë ndërkombëtare në sektorin e shërbimeve të udhëtimit. Sekretari Amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha: "Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të përballen me sulmet kibernetike që synojnë të rrezikojnë sigurinë dhe të dëmtojnë sektorin ndërkombëtar të udhëtimit."

Tags

Komente