Shtator 18, 2020 09:10 Europe/Tirane
  • Trump: Një katastrofë zgjedhore është në rrugë e sipër, ndalojeni atë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit të këtij viti kurrë nuk do të jetë i qartë.

Presidenti i SHBA Donald Trump në një mesazh në faqen e tij në Twitter shkroi: "Për shkak të vëllimit të madh dhe të paparë të fletëve të votimit të pa kërkuara që do t'u dërgohen votuesve, rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit të këtij viti nuk do të jetë kurrë i qartë dhe kjo është ajo që disa duan. Një tjetër katastrofë zgjedhore ndodhi dje. Ndaloni këtë çmenduri të votimit. Shtetet e mëdha duhet ta braktisin këtë metodë tani para se të jetë tepër vonë dhe t'i kërkojnë njerëzve të shkojnë në votime si zakonisht.

Tags

Komente