Shtator 18, 2020 09:10 Europe/Tirane
  • Raporti i FBI mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhje

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, Christopher Wray, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Rusia vazhdon përpjekjet që të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-së dhe se qëllimi i saj kryesor është të “denigrojë” kandidatin për president të Partisë Demokratike, Joe Biden.

Wray tha gjatë dëshmisë para Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve më 17 Shtator se Rusia qëndron pas “ndikimit malinj të huaj” që synon të dëmtojë fushatën e Bidenit përmes mediave sociale, atyre shtetërore dhe formave tjera online. Moska gjithashtu përdor këto platforma në përpjekjet e saj për të minuar atë që e sheh si një strukturë anti-ruse në SHBA, tha Ëray. Drejtori i FBI-së shtoi se shqetësimi i tij më i madh ishte që një “fushatë e dezinformimit” do të çonte në një humbje të besimit në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, në të cilat do të garojnë, Biden dhe presidenti aktual, Donald Trump. Dëshmia e Wray vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë ka minimizuar raportet se Rusia po përpiqet të ndihmojë Trumpin të fitojë rizgjedhjen.

Tags

Komente