Shtator 18, 2020 21:35 Europe/Tirane
  • Konfuzioni i Trump midis protestave të brendshme dhe disfatës kundrejt Iranit

Presidenti amerikan është i hutuar midis demonstratave të brendshme anti-racizëm dhe dështimit të tij në përballje me Iranin në Këshillin e Sigurimit në një përpjekje për të zgjatur embargon e armëve të Iranit dhe për të aktivizuar mekanizmin Moshe.

Trump, i cili po kandidon për president dhe po përpiqet ta mbajë veten me gënjeshtra dhe mashtrime duke përdorur "pëllumbin e paqes", tani ka rënë në gjunjë përpara protestave të brendshme kundër politikave raciste; Mediat amerikane kanë raportuar se policia e këtij vendi po përpiqet të përdorë armë me lazer për të shtypur protestat; Këto lloj armësh djegin lëkurën e njerëzve. Media ka zbuluar se policia qershorin e kaluar synonte të përdorte këto armë për të shtypur demonstratat pranë Shtëpisë së Bardhë. Policia synonte  të përdorte këtë lloj arme në mënyrë që të evakuonte sheshin Lafayette nga protestuesit që ishin mbledhur për të protestuar kundër vrasjes së George Floyd. Forcat e sigurisë amerikane gjithashtu përdorën gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe bomba gazi për të evakuuar protestuesit e zemëruar. Pavarësisht nga të gjitha ngjarjet aktuale brenda Shteteve të Bashkuara, Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale nuk është i gatshëm të pranojë humbjen dhe disfatën e tij brenda dhe jashtë vendit. Sipas burimeve të informuara dhe disa mediave, pas disfatës në Këshillin e Sigurimit të OKB kundrejt Iranit dhe votës negative të të gjithë anëtarëve për të aktivizuar mekanizmin Moshe kundër Iranit, Trump po përpiqet të dalë me një plan tjetër për të sanksionuar të gjithë ata që i shesin armë Iranit.  Sipas planit, të gjitha palët që do të përfshihen në sanksione nuk do të lejohen të futen në tregun amerikan. Vëzhguesit theksojnë se pavarësisht dështimit të të gjitha përpjekjeve në Këshillin e Sigurimit për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit, Trump po përpiqet të provojë me këtë plan se përkundër këtyre dështimeve, Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga asnjë përpjekje për të zgjatur sanksionet kundër Teheranit. Sigurisht, pozicioni ndërkombëtar kundër këtyre sjelljeve arbitrare është mjaft i qartë; Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të aktivizojnë mekanizmin Moshe sepse në thelb ajo është tërhequr nga marrëveshja bërthamore. Ai në përgjigje të përpjekjeve të SH.B.A.-së për të aktivizuar mekanizmin Moshe, shkroi në Twitter duke thënë se SH.B.A. nuk mund ta bëjnë këtë as javën tjetër dhe se asaj nuk i lejohet të flasë në emër të Këshillit të Sigurimit. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të përmbahen nga veprimet që do të degradojnë Këshillin e Sigurimit. Ai gjithashtu theksoi se asnjë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh anëtarësimin e SH.B.A.-së në marëveshjen bërthamore. Në këtë drejtim, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu theksoi se të Dielën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të mposhten edhe një herë në Këshillin e Sigurimit. Ai ka thënë se Pompeo vazhdon të gabojë pasi asgjë e re nuk do të ndodhë më 20 shtator. Ministri i Jashtëm iranian i ka kërkuar Pompeos të lexojë tekstin e rezolutës 2231 për tu njohur me rezultatin.

Tags

Komente