Shtator 20, 2020 21:40 Europe/Tirane
  • Iluzioni i Uashingtonit në kthimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit

Pas dështimit në përpjekjet për shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit, qeveria e Donald Trump duke pretenduar se është pjesë e marrëveshjes bërthamore dhe se Irani ka shkelur këtë marrëveshje, ka premtuar aktivizimin e mekanizmit Moshe për kthimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit duke dhënë një muaj kohë.

Në fund të këtij muaji, departamenti amerikan i shtetit më 20 shtator pretendoi se të gjitha sanksionet e OKB kundër Iranit janë rikthyer. Pompeo deklaroi se Amerika ka informuar KS të OKB për shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe pretendoi se sanksionet janë kthyer në përputhje me mekanizmin Snapback të rezolutës 2231 të KS të OKB. Pretendimi i Amerikës për kthimin automatik të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit bëhet në kohën kur 13 anëtarë të KS të OKB mes tyre anëtarët e grupit 4+1, janë shprehur kundër veprimit të Amerikës dhe KS i OKB jo vetëm që nuk ka parashtruar ndonjë rezolutë në kuadër të kërkesës së Uashingtonit por është shprehur kundër kërkesës së qeverisë Donald Trump duke mos zbatuar asnjë prej pikave për rikthimin e sanksioneve. Përfaqësuesit e Rusisë dhe të Francës në OKB kanë kritikuar vendimin e Amerikës për rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit dhe kanë thënë se sanksionet ndaj Teheranit vazhdojnë të jenë të anuluar. Amerika e cila rron me iluzionin dhe imagjinatën e superfuqisë dhe të policisë botërore, tani ka kërcënuar të gjithë botën. Në deklaratën e DASH kërcënohen të gjithë ato vende që refuzojnë të zbatojnë vendimin e Uashingtonit për kthimin e sanksioneve kundër Iranit dhe ka paralajmëruar se Amerika është e gatshme të përdorë kompetencat e brendshme për të ndëshkuar këto vend dhe për të  garantuar që Irani të mos kryejë aktivitete që janë të ndaluara OKB. Mesa duket tani Amerika është e detyruar që të përballët jo vetëm me Iranin por me të gjithë botën. Kjo sepse në praktikë përveç Amerikës dhe disa aleatë të saj të vegjël, asnjë prej fuqive ndërkombëtare si në lindje dhe perëndim dhe anëtarët e KS të OKB nuk e kanë njohur zyrtarisht pretendimin e Amerikës dhe kanë mbajtur qëndrime krejtësisht kundër Uashingtonit. Në këtë mënyrë qeveria Trump do të duhet të përballje e vetme peshën e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit dhe në këtë mënyrë ajo do të izolohet akoma më shumë. Nga ana tjetër Irani i cili gjithmonë ka theksuar në paligjshmërinë e veprimeve anti-iraniane të Uashingtonit, pas deklaratës së DASH, ka theksuar që Bashkësia Ndërkombëtare të ndërmarrë qëndrim të prerë dhe të vendosur kundër veprimeve imagjinare të Amerikës. Maxhid Takhtrevançi përfaqësuesi i Iranit në OKB në një letër drejtuar OKB dhe kryetarit të KS të OKB ka thënë: Veprimi i Amerikës për kthimin e sanksioneve të KS të OKB është i jashtëligjshëm, i pranueshëm dhe pa asnjë ndikim. Në të njëjtën kohë Irani lidhur me çdo veprim të mundshëm të Amerikës në kuadër të zbatimit të pretendimeve të saj boshe ka dhënë paralajmërimet e veta duke u shprehur se është gati të japë përgjigjen e duhur ndaj çdo lloj veprimi.

Tags

Komente