Shtator 22, 2020 10:15 Europe/Tirane
  • Lavrov u drejtohet amerikanëve: Nuk është e mundur rivendosja e sanksioneve kundër Iranit

Duke kritikuar veprimet armiqësore të SHBA kundër Iranit, ministri i jashtëm rus tha se Uashingtoni nuk e kupton dot se mungon mundësia e rivendosjes së sanksioneve të KB kundër Iranit.

Sipas IRNA, "Sergei Lavrov" në një intervistë me rrjetin Saudit Al-Arabia iu referua përpjekjeve të padobishme të Shteteve të Bashkuara për të rivendosur sanksionet e KB kundër Iranit dhe tha: Të gjithë përveç Shteteve të Bashkuara janë të vetëdijshëm se nuk ka mundësi për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit. Lavrov theksoi se Uashingtoni ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe nuk ishte më një palë në të dhe shtoi se nuk ku ka asnjë kufizim të armëve kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit. Me gjithë kundërshtimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB, sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo të Shtunën pohoi se të gjitha sanksionet e KB kundër Iranit, përfshirë embargon e armëve, ishin rivendosur. Ky pretendim nga Shtetet e Bashkuara ka hasur në kundërshtim të gjerë në nivel vendas dhe ndërkombëtar.

Tags

Komente