Shtator 22, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Deklarata e Trump kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump pretendoi se “Administrata e tij kurrë nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore ose të vë në rrezik botën”.

Donald Trump lëshoi ​​një deklaratë me shkrim duke thënë se amerikanët kanë rivendosur sanksionet e hequra nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin. Duke deklaruar se ata kanë ndërmarrë hapa kundër kërkimit të Iranit për raketa bërthamore, balistike dhe armë konvencionale, Presidenti Trump pretendoi: “Administrata ime kurrë nuk do të lejojë Iranin të ketë armë bërthamore ose të rrezikojë pjesën tjetër të botës me raketa të reja balistike dhe armë konvencionale”. Trump rikujtoi se ka nënshkruar një Dekret Presidencial mbi rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Dekreti Presidencial bllokon pasuritë e individëve dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara që kontribuojnë në furnizimin, shitjen ose transferimin e armëve konvencionale në Iran, si dhe sigurimin e trajnimit teknik, mbështetjes financiare dhe të gjithë ndihmës tjetër për Iranin në lidhje me këto armë. Ky dekret është kritik gjoja për të zbatuar embargon e OKB-së të armëve për Iranin”.

 

Tags

Komente