Shtator 22, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Turqia kritikon BE-në

Turqia të martën kritikoi vendimin e Bashkimit Evropian(BE) për të vendosur sanksione ndaj një kompanie detare turke.

"Nuk ka asnjë vlerë për ne të shtohet kompania jonë detare në listën e sanksioneve në kontekstin e Libisë si rezultat i takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së", tha Ministria e Jashtme e vendit në një deklaratë. "Jashtëzakonisht është për të ardhur keq që një vendim i tillë i gabuar është marrë kur po bëhen përpjekje për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor", theksohet në deklaratë. Operacioni i BE-së “Irini” mbështet komandantin puçist libian Khalifa Haftar dhe ndëshkon Qeverinë e Pajtimit Kombëtare të njohur nga OKB (GNA), thuhet në deklaratë. Operacioni ushtarak, i miratuar nga ministrat e jashtëm të BE-së më 31 mars të këtij viti, synon të veprojë në ajër, det dhe me satelitë për të siguruar që të gjitha vendet të respektojnë ndalimin e furnizimit me armë të palëve të përfshira në konfliktin libian. "Ndërsa ndihma e ofruar nga vendi ynë për qeverinë legjitime përshkruhet si një shkelje e embargos, injorimi i vendeve dhe kompanive që dërgojnë armë për puçistin Haftar nga toka dhe ajri, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe, është një tregues i qartë i qëndrimit të njëanshëm të BE-së", tha ministria. Më tej theksohet se nëse BE dëshiron siguri dhe stabilitet në rajon, duhet të braktisë këtë qëndrim të njëanshëm dhe të veprojë në konsultim dhe bashkëpunim me Turqinë. Libia është zhytur në konflikt të brendshëm pasi operacionet e NATO-s çuan në rrëzimin e ish-udhëheqësit disa dekadësh Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re u themelua katër vjet më vonë në vitin 2015 nën marrëveshjen e udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjatë deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve të komandantit Khalifa Haftar. OKB e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Al-Sarraj si autoritetin legjitim të vendit. Haftar ka mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Rusisë ndërsa qeveria e njohur nga OKB mbështetet nga Turqia.

Tags

Komente