Shtator 23, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm gjerman kritikon ekzekutimin e gjeneral martir Sulejmani

Ministri i Jashtëm gjerman kritikoi ashpër veprimin e Presidentit të SHBA për të lëshuar urdhër për vrasjen e komandantit martir të Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Duke iu referuar "veprës kriminale të ushtrisë amerikane në vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit martir i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike", Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass tha: "Ky veprim ishte shumë i rrezikshëm dhe mund të çonte në një luftë në shkallë të plotë në Azinë Perëndimore. Presidenti Donald Trump përdor krizat e brendshme si një mjet për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe qëllimi i tij është të krijojë një shumicë në favor të tij”. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Shumë vende, organizata dhe personalitete në të gjithë botën, e kanë dënuar ashpër këtë akt terrorist të Amerikës.

Tags

Komente