Shtator 23, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Shtohen tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pas fjalimit të Trump në Kombet e Bashkuara

Në fjalën e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Presidenti i SHBA Donald Trump u përqendrua tek Kina dhe Irani, duke pretenduar se ai ishte tërhequr nga marrëveshja shumë e keqe bërthamore me Iranin dhe kishte vendosur sanksione paralizuese mbi Teheranin.

Ai gjithashtu me një ton të ashpër u përplas përsëri me Kinën, duke e quajtur virusin Korona një "virus kinez". Duke treguar se Shtetet e Bashkuara po luftojnë një armik të padukshëm (virusi kinez), Trump theksoi se Kina, si vendi që përhapi virusin Korona, duhet të mbajë përgjegjësi dhe Kombet e Bashkuara duhet të bëjë përgjegjës Pekinin për këtë. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tensionuar vitet e fundit dhe lufta tregtare dhe verbale midis dy vendeve është intensifikuar. Shpërthimi i virusit Korona në muajt e fundit dhe efektet e tij shkatërruese, nga njëra anë, dhe dështimi i Trump dhe administratës së tij për të marrë masa parandaluese dhe kurative, nga ana tjetër, e kanë shtyrë presidentin e SHBA të fillojë një luftë fjalësh me zyrtarët kinezë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Trump i cili këto ditë është kritikuar nga opinioni publik dhe shumë prej elitave dhe ekspertëve të vendit, për shkak të afrimit  të zgjedhjeve presidenciale të SHBA, ai po punon më shumë se kurrë për të justifikuar veten duke fajësuar Kinën. Trump akuzon Kinën për përhapjen e sëmundjes dhe dështimin për të siguruar statistika të sakta. Numri i të vdekurve nga virusi korona në Shtetet e Bashkuara tani kalon 200,000 njerëz që është më i larti në botë. Mungesa e pajisjeve të nevojshme mjekësore dhe mungesa e aksesit në ilaçe dhe trajtim për të gjitha pjesët e vendit për shkak të kostos së lartë të trajtimit, si dhe mungesa e mbështetjes së Trump për politikat për të njoftuar kufizimet dhe rregulloret e karantinës, mungesa e pajisjeve të mjaftueshme diagnostikuese dhe testet e shtrenjta për virusin Korona, i kanë mbajtur statistikat e të infektuarve dhe vdekshmërisë me korona ne nivelet më të larta. Kjo është një dobësi e madhe në të rekordet e Trump, duke pasur parasysh afrimin e kohës së zgjedhjeve. Në këto rrethana, Trump në një luftë propagandistike është ende duke u përpjekur të fajësojë Kinën për shpërthimin e koronas. Në sektorin vendas, presidenti amerikan po përpiqet gjithashtu të bëjë presion mbi ata që janë përfshirë në prodhimin e vaksinës korona që ata të njoftojnë prodhimin e saj me qëllim që ai ta shfrytëzojë këtë politikisht. Rritja e shanseve të Trump për fitore ndaj kandidatit demokrat Joe Biden parashikohet të jetë shumë e varur nga një faktor fitues si vaksina Korona.

Tags

Komente