Shtator 24, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Trump njofton gatishmërinë për të goditur dhe shtypur protestat e Kentucky

Qeveria federale është e gatshme të godasë protestat anti-racizëm në Louisville, Kentucky, tha presidenti amerikan.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Donald Trump" të Mërkurën në mbrëmje në Tëitter pasi dha mbështetjen për policinë raciste amerikane, njoftoi se ai është i gatshëm të dërgojë forca federale në Louisville për të shtypur protestuesit. Qyteti Louisville i shtetit Kentucky, të Mërkurën dëshmoi përplasje të rënda midis forcave të sigurisë dhe protestuesve kundër racizmit dhe dhunës policore ndaj njerëzve me ngjyrë. Protestat në Louisville të Kentucky, u intensifikuan pasi prokurori i përgjithshëm i shtetit njoftoi se dy oficerët e policisë të përfshirë në vrasjen e Breonna Taylor, një grua e re zezake amerikane, nuk do të ndëshkoheshin.  Taylor 26 vjeçe, u vra më 13 Mars  2020, në një sulm policie në banesën e saj. Një oficer i bardhë i policisë amerikane të hënën më 25 maj, vrau George Floyd, një qytetar zezak amerikan, në Minneapolis të shtetit Minesota. Ky krim ka zemëruar tejmase popullin amerikan. Sidoqoftë, policia dhe forcat e sigurisë amerikane me urdhër të Presidentit Donald Trump po godasin me forcë dhe shtypin protestuesit.

Tags

Komente