Shtator 24, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • SHBA paralajmëron aleatët e saj evropianë rreth shkeljes së sanksioneve kundër Iranit

Përfaqësuesi special i SHBA për Iranin ka paralajmëruar aleatët evropianë të Uashingtonit në lidhje me mundësinë e shkeljes së sanksioneve kundër Iranit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Elliott Abrams" të Mërkurën në një intervistë me Al-Arabiya tha:  Uashingtoni do të vendosë sanksione ndaj të gjitha palëve, përfshirë aleatët evropianë, nëse ato shkelin "sanksionet e KB kundër Iranit". Abrams shprehu zhgënjimin mbi qasjen e aleatëve evropianë të Uashingtonit ndaj Iranit dhe shprehu shpresën se vendet evropiane do të bashkëpunojnë në zbatimin e sanksioneve kundër Iranit.  Në një pjesë tjetër të intervistës, zyrtari amerikan pretendoi: Qëllimi i politikave të administratës Trump ndaj Iranit është ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave për një "marrëveshje më gjithëpërfshirëse" sesa marrëveshja aktuale bërthamore. Pretendimet e rreme të Abrams vijnë ndërsa të gjitha palët në marrëveshjen bërthamore gjatë ditëve të fundit pas përpjekjeve të SHBA për të rivendosur sanksionet e KB kundër Republikës Islamike të Iranit, kanë përmendur njëanshmërinë dhe sabotimet e Uashingtonit ndaj rezolutave të KB dhe kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore kanë shkelur këtë marrëveshje  dhe për këtë ata kundërshtuan përpjekjet e SHBA për të rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

Tags

Komente