Shtator 24, 2020 21:19 Europe/Tirane
  • Lavrov: Moska nuk i përmbahet kërkesës së SHBA për të ndërprerë lidhjet me Iranin

Ministri i jashtëm rus ka thënë se vendi i tij nuk do të përmbushë një kërkesë të SHBA për të ndërprerë lidhjet me Iranin.

"Moska dhe Teherani synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin tregtar midis dy vendeve pavarësisht sanksioneve të SHBA", tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Ministrin e Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i Jashtëm rus deklaroi: "Përpjekjet e SHBA për të ringjallur sanksionet e Këshillit të Sigurimit kundër Iranit nuk kanë asnjë perspektivë." Diplomati i rangut të lartë rus shtoi: "Moska dhe Teherani gjithashtu kategorikisht refuzojnë përpjekjet e SHBA për të vendosur sanksione të pakufizuara të armëve kundër Iranit."  Sergei Lavrov theksoi se Moska dëshiron të forcojë marrëdhëniet tregtare dhe investuese me Iranin. Duke iu referuar disfatës së SHBA në Këshillin e Sigurimit të KB, Ministri i Jashtëm iranian tha: "Kërkesa e SHBA për kthimin e rezolutave të mëparshme anti-Iran u kundërshtua nga bashkësia ndërkombëtare dhe kjo është humbja më e madhe e SHBA". Zarif shprehu shpresën që në tetor 2020, kur Rusia të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit, ajo do tu kundërvihet veprimeve të paligjshme të Shteteve të Bashkuara dhe besueshmëria e Këshillit të Sigurimit do të ruhet. Sipas raportit, ministrat e jashtëm iranianë dhe rusë shkëmbyen mendime mbi statusin e fundit të Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (CJAP) për të zgjidhur çështjet në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kërkojnë të rivendosin sanksionet e Këshillit të Sigurimit të KB kundër Iranit me urdhër të Uashingtonit.

Tags

Komente