Shtator 25, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Pompeo përsëri u bën thirrje evropianëve t'i bashkohen fushatës së Uashingtonit të presionit maksimal mbi Iranin

Sekretari i Shtetit i SH.B.A. përsëriti akuzat e pabazuara kundër Republikës Islamike të Iranit, duke u bërë thirrje vendeve evropiane të bashkohen me fushatën e Uashingtonit për presionin maksimal mbi Iranin.

Sipas IRNA, "Mike Pompeo" në një intervistë me radion WMAL duke akuzuar Iranin, shprehu shpresën se evropianët do t'i bashkohen fushatës së Uashingtonit për presion maksimal kundër Iranit. Me gjithë kundërshtimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo të Shtunën (20 Shtator) pohoi se të gjitha sanksionet e KB kundër Iranit, përfshirë embargon e armëve, ishin rivendosur. Trojka Evropiane, Kina dhe Rusia kohët e fundit lëshuan një deklaratë të përbashkët duke iu referuar tërheqjes së njëanshme dhe njoftimit të pezullimit të pjesëmarrjes së SHBA në marrëveshjen bërthamore më 8 maj 2018, duke theksuar se Uashingtoni sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit nuk mund të fillojë procesin e kthimit të sanksioneve të KB kundër Iranit. Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres gjithashtu shkroi në një letër për Këshillin e Sigurimit se ai nuk mund të merrte asnjë veprim mbi përpjekjet e SHBA për të rivendosur sanksionet anti-iraniane.

Tags

Komente