Shtator 25, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Mary Trump ngre padi kundër xhaxhait të saj Donald Trump

Mary Trump, mbesa e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, paditi të enjten Donald Trump dhe një numër të afërmish të tjerë për mashtrim dhe privim të interesave të saj financiare dhe biznesit familjar.

Sipas IRNA, "Mary Trump" deklaroi në ankesën e saj se "Donald Trump" dhe një numër i të afërmve të tjerë kishin përvetësuar miliona dollarë të pasurisë që do të trashëgoheshin prej saj dekada më parë dhe e kanë dëbuar atë nga puna familjare. Përveç Donald Trump, Mary Trump ka paditur xhaxhallarët e saj të tjerë, Robert Trump dhe tezen e saj, Marian Trump. Në padinë e ngritur në Gjykatën e Lartë të Shtetit të New York-ut të Enjten, Mary Trump deklaroi se pas vdekjes së babait të saj (Fred Trump Jr), xhaxhallarët e saj pretenduan se kishin ndërmend të mbanin pasurinë e të ndjerit, por vazhduan të mashtronin duke e privuar atë nga përfitimet e një biznesi familjar. Fred Trump Jr. Babai i Mary Trump vdiq në vitin 1981. Mary Trump kohët e fundit botoi librin Shumë po jo mjaftueshëm: Si Familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë që ka ekspozuar disa nga sekretet dhe parregullsitë e taksave, si dhe problemet e shëndetit mendor të Donald Trump.

Tags

Komente