Shtator 25, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Republikanët e kritikojnë Trumpin për mos transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore

Një grup senatorësh republikanë dënuan vërejtjet e Presidentit Donald Trump në lidhje me transferimin jo-paqësor të pushtetit në rast të një disfate në zgjedhje.

Senatori i Utah Mitt Romney, Senatori i Floridas, Marco Rubio, Senatori i Ohajos, Rob Portman, Senatori i Wyoming Liz Cheney dhe  Senatori i New York-ut, John Katko deklaruan se dënojnë vërejtjet e Trump për refuzimin e transferimit të pushtetit në formë të paqësore duke e quajtur deklaratën " të papranueshme". "Fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit do të betohet në 20 janar 2021." Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet e nëntorit. “Epo, do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë“-  tha presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Trump gjithashtu tha se ai besonte se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundonte në Gjykatën e Lartë të SHBA, pasi ai përsëri vuri dyshime mbi votimin postar. Gjithnjë e më shumë shtete në SHBA janë duke inkurajuar votimin me postë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk është hera e parë që Trump shprehet se nuk  do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë  kur ishte në garë me Hillary Clinton, Trump tha se nuk do respektojë rezultatin nëse ai humb.

 

 

Tags

Komente